Agjenti i Paul Pogba: Mesfushori do të mungojë në Kupën e Botës
Agjenti i Paul Pogba konfirmon se mesfushori francez do të mungojë në Kupën e Botës, Katar 2022.
Lojtari i Juventusit që nuk është aktivizuar ende në asnjë përballje zyrtare këtë sezon, vuan nga një dëmtim jo i lehtë dhe pas operacionit në gju u mendua se mund të rikuperohej në kohë.
Gjatë orëve të fundit kur ai npo luftonte me kohën për një rikuperim në kohë rekord, pësoi një tjetër problem fizik dhe nuk do të jetë pjesë e Francës për Kupën e Botës 4 vitë pasi e fitoi atë në Rusi 2018. Agjenti konfirmon se Pogba do të rikthehet në fushën e blertë gjatë vitit 2023.
“Pas vizitave në Torino dhe Pitsburgh Pogba me dhimbje njofton se pas operacionit ën gju ka ende nevojë për kohë për t’u rikuperuar nga operacioni në gju. Nëse do të ishte në dorën e tij, ai do të ishte bashkuar që sot me Francën dhe Juventusin por për fat të keq nuk është kështu. Paul do të vazhdojë të punojë dhe të japë maksimumin në mënyrë që të rikthehet sa më shpejt në fushën e blertë”, thekson agjenti.
