Gëzdari: Budallallëqe me okë nga Kukësi, futbollisti kërcen për ti thyer këmbën tjetrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2022, 21:59
Edmond Gëzdari në emisionin “Ora Sport“ në “RTV ORA“,foli për ndeshjen e sotme mes Tiranës dhe Kukësit.
Bardheblutë fituan me shifrat e thella 4-1, por trajneri i njohur nuk e sheh sulmin e kryeqytetasve të denjë për të nxjerrë ekipin kampion.
“Nëse Kukësi nuk do bënte ato budallallëqe me okë… Të shkojë futbollisti të kërcejë në atë mënyrë për të thyer këmbët e tjetrit. Ti merr përsipër të marrësh karton të kuq dhe të lësh skuadrën me 10 vetë. Kukësi humbi pasi mbeti me 10 vetë. Tirana me atë sulm nuk del kampion. Xhixha? Është vetëm 1. Të gjitha skuadrat do t’ja marrin dorën edhe atij. Ai kërkon hapësira, sepse është shumë i shpejt. Tirana duhet të gjejë patjetër një qendërsulmues”, tha Edmond Gëzdari në RTV ORA.
