Flamengo kampione e Amerikës së Jugut, “qan” Atletico Paranaense (VIDEO)
Gabriel Barbosa i dhuron Flamengos Kupën Libetradores, e treta në historinë e klubit më të titulluar të Brazilit që mundi në finalen të gjithë braziliane, Atletico Paranenese.
Pas disfatës së vitit të kaluar kundër Palmeiras, kuqezinjtë triumfojnë me golin e ish sulmuesit të Milanit por edhe falë eksperiencës së trajnerit Dorival Junior dhe David Luizn e Filipe Luis, Diego, Pulgar dhe Vidal. Në krahun tjetër, Furacao e drejtuar nga Felipe Scolari ëndërronte që të fitonte për hertë të parë një trofe ndërkombëtar pas suksesit të vështirë në gjysmëfinale me Pameiras por për fat të keq, Paranaense nuk ia doli pasi në finalen e Ekuadorit triumfoi eksperienca dhe pesha e rëndë e fanellës.
Skuadra e Scolarit luajti për më shumë se 45 minuta me një lojtar më pak dhe ky fakt e kushtëzoi jo pak ndeshjen që pas minutës së 43 u dominua nga Flamengo. Kjo ishte finalja e tretë rresht e gjitha braziliane ku Gabriel Barbiosa e shënoi golin në minutën e 49 duke shfyrtëzuar në shtyllën e parë një harkim të ardhur nga Everton.
