VIDEO/ Real Madrid nuk e kalon ndeshjen e komplikuar me Girona-n, Ancelotti ngec në La Liga
Real Madrid zhgënjen pasi ia kthen me të njëjtën monedhë Barcelonës edhe pse u rimerr kreun katalanasve pak orë pas fitores së Xavit në Valencia. Nuk mjafton talenti i skuadrës merengues, Vinicius Jr. për të zgjidhur një ndeshje shumë të komplikuar në “Santiago Bermabeu” e mbyllur në barazim 1-1 pas 100 minutave lojë dhe një kartoni të kuq të marrë nga Toni Kroos në kohëns shtesë.
20 minuta nga fundi, braziliani zhbllokoi ndeshjen ndaj modestëve të Gironas që me kalimin e minutave u bë më e komplikuar për skuadrën e Carlo Ancelottit pasi 10 minuta nga koha e rregullt, Stuani transformoi në gol 11-metërshin e fituar nga Girona.
Pa Benzema por me Rodrygon në qëndër të sulmit, Reali humbet forcë por krahët vazhdojnë t’i sigurojnë shpejtësi dhe rendiment trajnerit italian të kampionëve të Europës, të cilët shfaqën shenja lodhjeje pas humbjes 3-2 në fushën e Leipzig ku vunë në dyshim edhe pozitat në vendin e parë të grupit në Champions League.
Me këtë barazim, Reali ngjitet sërish në krye të La Ligas por vetëm me 1 pikë diferencë nga Barcelona.
