Përherë ai, Lewandowski shpëton Barcelonën në minutën e tretë shtesë (VIDEO)

Edhe kur Barcelona është në një mbrëmje negative, mendon Robert Lewandowski. Është sulmuesi polak heroi i skuadrës katalanase këtë sezon, duke e mbajtur në lojë ekipin e Xavit edhe në momente shumë të vështira si kjo e së shtunës në Valencia.

Blaugranat rrezikuan të dilnin me 1 pikë nga “Mestalla” por në të 93-tën, Lewa shpëtoi nderin e katalanasve pas një jave delikate ku skuadra humbi të drejtën për të vazhduar në fazën tjetër të UEFA Champions League.

Gol me shumë peshë për Lewandowskin, i 18-ti mnë sezon për numrin 9 që po tregon se në betejën për golashënuesin e La Ligas, nuk do të ketë garë këtë sezon.