Liverpool në krizë identiteti, Tottenham fiton në frymën e fundit, Chelsea turpërohet (VIDEO)
Humbja ndaj Nottingham Forest shoqërohet me një tjetër në shtëpi kundër Leeds United. Nuk është rastësi por realitet, Liverpool këtë sezon po dështon në mënyrë spektakolare në kampionat ku pas 12 javëve të para numëron vetëm 16 pikë, plot 12 nga Manchester City që sot arriti një tjetër sukses.
“Anfield Road” u zhgënjye me një tjetër performancë nën nivel e Darwin Nunez që shpërdoroi disa mundësi të mira për të siguruar fitoren që mund ta rikthente në garën për vendet e para Liverpoolin por jo, skuadra e Klopp vazhdon të vuajë dhe rrezikon seriozisht edhe zonën Champions me këtë humbje 1-2 ndaj Leeds United.
Në ndeshjet e tjera të ditës, Chelsea pësoi një disfatë spektakolare në fushën e Brighton me rezultatin 4-1.
Ndërkohë, Newcastle mbetet i ngjitur pas zonës Champions pasi triumfoi 4-0 me Aston Villa, ndërsa Tottenham dominoi vetëm në fund Bournemouth 3-2.
