VIDEO/ Mjafton Rashford, Manchester United nuk zhgënjen as kundër West Ham

Goli i pestë sezonal për Marcus Rashford. Duket i rilindur sulmuesi i Manchester United në prag të Botërorit duke i dhënë sinjale të rëndësishme edhe trajnerit Gareth Southgate.

Manchester United fiton falë rrjetës së sulmuesit me ngjyrë në ndeshjen e fundit të ditës së dielë kundër West Ham të luajtur në “Old Trafford”. Fitore që i jep vazhdimësi sezonit të skuadrës së Erik Ten Hag me një ndeshje më pak se rivalët Newcastle e Tottenham që e paraprijnë në klasifikim me respektivisht 1 dhe 3 pikë më shumë.

Cristiano Ronaldo u aktivizua titullar në këtë përballje pa mundur të gjejë rrugën e rrjetës për golin e dytë personal në Premier por sinjalet që dha CR7 janë interesante. Ndeshjen e prapambetur, Manchester United duhet ta luajë ndaj Arsenalit në një datë ende për t’u caktuar.