Benzema në pritje të ëmbël, mediat amerikane japin lajmin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2022, 20:02
Karim Benzema dhe modelja amerikane mund të bëhen prindër të një fëmije në muajin gusht. Nuk ka ende një konfirmim por televizioni ABC ben me dije se bukuroshja amerikane Jordan Ozuna, e fejuar me sulmuesin, mendohet është shtatzanë.
ABC shton gjithashtu se çifti është mjaft i emocionuar për këtë surprizë që Ozuna i bëri fituesit të Topit të Artë. Në këtë mënyrë, modelja mund të largohet përkohësisht nga profesioni për t'iu përkushtuar shtatzanisë.
Benzema është baba i një fëmije tjetër nga martesa e përfunduar në divorc pak kohë më parë.
