Humbja më e thellë e sezonit, Partizani nuk reziston në Rrogozhinë (VIDEO)
Partizani regjistron një humbje turpëruese në Rrogozhinë duke u mundur me rezultatin 3-0 nga skuadra e trajnerit Shpëtim Duro që arrin suksesin e dytë në po kaq ndeshje në krye të Egnatias. Pas fitores në Kukës, ekipi bardhjeshil mund edhe Parrtizanin në një ndeshje të dominuar tërësisht nga vendasit në “Egnatia Arena”.
I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte Fernando që zhbllokoi nga pika e bardhë në shtesën e pjesës së parë.
Më pas ishte radha e Zejnullait për t’u ngjitur në katedër. Mesfushori shqiptar shfrytëzoi një pasim të artë të Mihanës që lindi pas një aksioni ku Bitri gaboi dhe dhuroi topin për kundërshtarët.
Gol që e adresoi sfidën në llogarinë e Egnatias pasi ishte sërish Zejnullai që në pjesën e dytë nga jashtë zonës arriti të trefishonte shifrat për suksesin e katërt sezonal të rrogozhinasve që ngjiten në vendin e tretë me 15 pikë ndërsa Partizani ndien nga afër frymëmarrjen e Tiranës, tashmë vetëm një pikë diferencë nga të kuqtë.
