Vajza e Michael Owen pushton zemrat e britanikëve (FOTOT)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2022, 12:37
E mbani mend Michael Owen? Sulmuesi anglez që çmendte fansat me magjitë e tij në fushë? Një gjë të tillë e bën tani shumë vite më vonë vajza e tij, Gemma Owen, një nga femrat më joshëse të ishullit.

Është vetëm 19 vjeç por një reklamë 30 sekondëshe e saj në bashkëpunim me firmat e njohura kushton plot 30 mijë pound. Krahasuar me 100 mijë pound që i ati i saj përfitonte në kulmin e karrierës me Liverpool, duhet thënë që i afrohet shumë.
Kur ajo ishte vetëm një fëmijë i vogël, shpesh herë shfaqej në stadium me një fanellë të Newcastle duke pushtuar zemrat e tifozëve të ekipit bardhezi por sot në moshën 19-vjeçare ka ndryshuar dhe shumë madje dhe duke parë fotot, zbulohet edhe arsyeja pse britanikët e vlerësojnë kaq shumë.







