Inter “shëtit” ndaj Sampdorias, vetëm disa minuta për Kristjan Asllanin (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 22:43
Inter e ka të lehtë përballë Sampdorias të ish-mesfishorit Dejan Stankovic. Në stadiumin “San Siro” të mbushur por të heshtur për shkak të vrasjes së një prej ultrasve zikaltër, ekipi i Inzaghit shënoi tre herë në portën e Sampdorias.
Në pjesën e parë, Stefan De Vrij dhe Nicolo Barella hapën rrugën e fitores me dy gola që reflektuan edhe lojën e treguar në fushën e lojës nga skuadrat ndërsa Joachim Correa në të dytën realizoi edhe të tretin.
Sukses ku Asllani u aktivizua vetëm disa minuta në fundin e ndeshjes ashtu si Lukaku ende jo në formë optimale pas dëmtimit muskular që e mbajti dy muaj larg fushave të lojës.
