Wanda Nara rikthehet në shtëpinë e ish-bashkëshortit Maxi Lopez
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2022, 22:14
Kudo ku shkel Wanda Nara ka panik se një familje mund të prishet. Ish-bashkëshortja e Maxi Lopez dhe Mauro Icardit, duket se po provokon me dy vizita të papritura.
Pasi u ndal për disa orë në Stamboll te Icardi, ajo bashkë me 5 fëmijët udhëtoi drejt Londrës ku jeton Maxi Lopez nga i cili u nda pikërisht për t'u martuar me mikun e tij Icardi. Wanda është stacionuar në shtëpinë e Lopez ku ai jeton me të fejuarën që për më tepër është shtatzanë.
Sipas mediave argjentinase, Nara i ka rregulluar marrëdhëniet me ish-bashkëshortin por kjo gjë mund të mos pëlqehet nga e fejuara e tij Daniela Christiansson. A mund të rikthehet Wanda me Maxi Lopez? Për momentin kuotat e basteve janë të ulëta por...kurrë mos thuaj kurrë.
