Juventusin e shpëton Fagioli, Allegri reziston në stolin bardhezi (VIDEO)

Juventusi siguroi suskesin e tretë rresht në kampionat duke fshirë pjesërisht zhgënjimin e Champions League. Skuadra e Massimiliano Allegrit fitoi edhe në transfertën e Lecces ku mjaftoi goli i të riut Fagioli për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për një vend në zonën Champions.

Bardhezinjtë të pmbërthyer nga një valë dëmtimesh, vuajtën shumë për të dalë me këtë sukses nga transferta puljeze që mund të ndryshojë sezonin e skuadrës torineze.

Pas kësaj fitoreje, Juvenus ngjitet përkohësisht në vendin e 7 me 22 pikë në klasifikim, plot 10 më pak se Napoli kryesues kur janë konsumuar 12 javë kampionat.