Trump thotë se është i lumtur që e sheh Twitterin 'në duar të shëndosha'
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 15:41
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se është i lumtur që Twitter është në “duar të shëndoshë” pasi Elon Musk finalizoi blerjen prej 44 miliardë dollarësh, por nuk tha nëse ai do të kthehej në llogarinë e tij në platformën që e ndaloi atë.
Trump tha se ai mendonte se platforma e tij e mediave sociale Truth “duket dhe funksionon më mirë”.
“E DUA TË VËRTETËN”, ka shkruar Trump në një postim në platformën e tij. Trump u ndalua nga Twitter pas sulmit vdekjeprurës të 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA. Musk ka thënë se do të rivendoste llogarinë e Trump, por Trump më parë tha se nuk do të kthehej.
