Tragjedi në SHBA, gjendet e vdekur familja prej 8 personash
Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar në SHBA pasi tetë persona u gjetën të vdekur në një zjarr në shtëpi në Broken Arrow, Oklahoma, tha policia të enjten.
Zjarri ka ndodhur në bllokun 400 të South Hickory Avenue, tha policia.
Një familje prej tetë anëtarësh, duke përfshirë gjashtë fëmijë, jetonte në shtëpi, siç u konfirmua nga dëshmitarët, tha Departamenti i Policisë së Broken Arroë gjatë një konference për shtyp.
Policia nuk ishte në gjendje të identifikonte se cilët janë viktimat.
Autoritetet thanë se zjarri që përfshiu shtëpinë ishte i madh.
"Është një skenë komplekse duke pasur parasysh gjendjen e shtëpisë për shkak të dëmtimit të madh nga zjarri", shkroi departamenti i policisë në Twitter.
.@BA_Police can confirm 8 dead at a house in the 400 block of S Hickory Ave. BAPD continues to investigate the circumstances surrounding the incident. It is a complex scene given the state of the house due to the fire damage. This remains under investigation
— Broken Arrow Police (@BA_Police) October 28, 2022