Sondat hapësinore kanë dokumentuar një krater me ndikim të madh të formuar në Mars

Sondat hapësinore kanë dokumentuar një krater me ndikim të

Sondat hapësinore kanë dokumentuar një krater me ndikim të madh  të formuar në Mars, më i madhi në Sistemin Diellor i kapur ndonjëherë gjatë hulumtimeve.

Ky është një krater afërsisht një herë e gjysmë më i madh se sheshi Trafalgar i Londrës.

Shkencëtarët zbuluan ngjarjen duke përdorur sizmometrin në tokëzuesin InSight të agjencisë hapësinore amerikane.

Konfirmimi erdhi nga imazhet pasuese të marra nga Mars Reconnaissance Orbiter (MRO) e NASA-s. Ky satelit fotografon në mënyrë rutinore planetin.

"Ky është krateri i ri më i madh që kemi parë ndonjëherë," tha Ingrid Daubar nga Universiteti Brown. 

"Kjo është hera e parë që valët sizmike sipërfaqësore janë vëzhguar në një planet tjetër përveç Tokës. As misionet Apollo në Hënë nuk ia dolën mbanë," tha Doyeon Kim nga Instituti i Gjeofizikës i ETH Cyrihut./BBC/