Më mirë në luftë se në burg", rekrutime në burgjet ruse për në frontin ukrainas

Rusët kanë filluar të dërgojnë edhe të burgosur në frontin e luftës. Nëse më herët ky ishte një thashethem, gazetarët investigativë kanë zbuluar emra personash që vuajnë dënimet që janë bashkuar me mercenarë të tjerë të grupit Wagner.

Kur përfaqësues të kompanisë Wagner u shfaqën në një nga burgjet ruse, Andrey Yastrebov donte vetëm të dilte nga galera, me çdo çmim.

Si ai, edhe shumë të tjerë u dërguan në frontin ukrainas për të luftuar.

Oligarku rus që drejton Wagnerin, Yevgeny Prigozhin, që njihet edhe si njeri i afërt me Putinin, ka publikuar një video ndërsa u drejtohet të burgosurve, me të njëjtin fjalim si në Stalingradin e Luftës së Dytë Botërore: “Do shkoni në fushëbetejë. Kush e braktis atë, do pushkatohet!”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas aktivistëve rusë të të drejtave të njeriut, të burgosurve u premtohen 3500 dollarë për të shërbyer gjashtë muaj në front, ose 80 mijë dollarë do t’i jepen familjes nëse humb jetën në fushëbetejë.

Burgjet ruse shquhen për brutalitetin e tyre, ndaj, për disa gazetarë investigativë, shumë të burgosur janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm të ikin që aty.

Disa gazetarë investigativë shkruajnë se në fillim të burgosurit përzgjidheshin, por tashmë nuk ka më kritere se kush kërkon t’i bashkohet luftimeve, që nga ata për krime të rënda, deri ata për vepra të lehta penale.