SHBA: Kina, kërcënimi ynë kryesor

Pavarësisht rritjes së tensioneve me Rusinë për krizën ukrainase, Pentagoni ka vendosur Kinën si kërcënuesin kryesor të sigurisë kombëtare amerikane, por dhe të vetë rajonit Indo-Paqësor pas rritjes së tensioneve me Tajvanin.

Kina mbetet kërcënimi kryesor kombëtar i SHBA-ve, edhe pse konflikti në Ukrainë i ka përshkallëzuar tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës.

Kështu ka thënë kreu i Departamentit të Mbrojtjes, Lloyd Austin në raportin e fundit të vlerësimit të mbrojtjes amerikane.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Sfida më gjithëpërfshirëse dhe serioze për sigurinë kombëtare të SHBA-së është përpjekja shtrënguese dhe gjithnjë e më agresive e Republikës Popullore të Kinës për të rimodeluar rajonin Indo-Paqësor dhe sistemin ndërkombëtar për t'iu përshtatur interesave dhe preferencave të saj autoritare," tha ai.

Pentagoni pohoi se Pekini ka kërkuar të minojë aleancat e SHBA-së në Azi dhe të përdorë ndikimin e saj në rritjen ekonomike dhe ushtarake për të kërcënuar fqinjët e saj.

Në veçanti, Kina ka përdorur retorikë gjithnjë e më provokuese dhe shtrënguese kundër Tajvanit, duke kërcënuar paqen dhe stabilitetin në rajon.

Për shkak të investimeve të Pekinit në përmirësimin e armatimit të saj bërthamor, SHBA-ja përballet me sfidën e frenimit të dy fuqive të mëdha që zotërojnë kapacitete të avancuara dhe të ndryshme bërthamore Kina dhe Rusia.