Turqi, 25 të arrestuar për tragjedinë në minierën e qymyrit Amasra
Autoritetet turke kanë bërë 25 arrestime lidhur me shpërthimin e 14 tetorit në një minierë qymyri në qytetin e Amasra, ku humbën jetën 41 punëtorë.
Mes të arrestuarve është edhe drejtori i minierës, Jihat Ozdemir, siç raporton agjencia e lajmeve Anadolu.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte zotuar gjatë vizitës së tij në vendin e tragjedisë se "askush nuk do të kursehet" nëse dalin përgjegjësi pas përfundimit të hetimeve.
Maltë: Gjenden dy trupa në det, ndoshta emigrantë
27 Tetor, 22:12
Familjarët e viktimave kishin raportuar se rreth 10 ditë para shpërthimit fatal, minatorët kishin vënë në dukje erën e fortë të gazit në galeri.
Opozita turke akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e nevojshme për të parandaluar tragjedinë.
Aksidenti fatal në Amasra zgjoi kujtimet e tragjedisë së vitit 2014 në një minierë qymyri në qytetin perëndimor turk të Soma, ku 301 punëtorë u vranë pas një shpërthimi dhe zjarri që shkaktoi shembjen e një boshti.
Drejtësia turke më vonë dha dënime me burg deri në 22.5 vjet për tre drejtues të minierës.

