E futën në thasët me kafe që të shpëtonin nga nuhatja e qenit, kapet 730 kg kokainë në portin e Triestes
Nga Alba Kepi Përditësimi i fundit 28 Tetor 2022, 11:27
Një tjetër operacion i suksesshëm është ekzekutuar nga autoritetet financiare e doganore italiane.
Në portin e Triestes janë kapur 730 kg kokainë e ardhur nga Amerika e Jugut.
Kokaina ishte fshehur në një kontenier e brenda thasëve me kafe me qëllim që t'i shpëtonte nuhajtes së qenëve antidrogë.
Sipas autoriteteve italiane kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur në portin e Triestes e do të sillte për trafikantët një përfitim mbi 20 milionë euro.
Guardia di Finanza informon se po vashdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin e kësaj sasie e droge.
Burime të RTV Ora e Ora News, zbardhin se për rrethana hetimi nuk janë bërë publike as video e as fotografi nga operacioni i kapjes së 730 kg kokainë.

