Kinë, babai ha gaforren të gjallë se i pickoi të bijën, infektohet nga të paktën 3 parazitë

Një baba në Kinë u sëmur rëndë pasi hëngri një gaforre të gjallë si hakmarrjeje pasi ajo piskoi vajzën e tij.

Babai, i identifikuar vetëm si Lu, 39 vjeç, u zemërua pasi vajza e tij u pickua nga një gaforre e vogël ndërsa ata ishin pranë një përroi.

Por dy muaj më vonë, Lu u shtrua në spital me dhimbje të rënda barku dhe shpine dhe u diagnostikua me sëmundjen e rrallë të tretjes gastroenterit eozinofilik.

Mjekët në spital kryen disa teste dhe zbuluan se Lu kishte ndryshime patologjike në gjoks, bark, mëlçi dhe sistemin e tretjes. Por mjekët mbetën të çuditur se çfarë e kishte shkaktuar sëmundjen.

“Ne e pyetëm vazhdimisht nëse kishte ngrënë mish nga gjahu, apo ndonjë gjë të pazakontë, diçka që mund të shkaktonte alergji. Ai tha jo aspak”, tha mjeku Cao Qian, në spitalin Sir Run Run Shaë në Hangzhou.

Vetëm kur gruaja e Lu u kujtua se si Lu kishte ngrënë një gaforre të gjallë dy muaj më parë, mjekët zbuluan shkakun e sëmundjes.

“E pyeta: “Pse ke ngrënë një gaforre të gjallë?”, tha Dr Cao Quin.

Ai tha: "Doja të hakmerresha për vajzën time. Kur ishim pranë një përroi, vajza ime u pickua nga një gaforre e vogël, kështu që unë u zemërova dhe e hëngra për hakmarrje", shtoi Dr Cao Quin.

Një test gjaku i mëpasshëm tregoi se Lu ishte infektuar nga të paktën tre parazitë pasi hëngri gaforren e gjallë. Që atëherë ai është shëruar, por ende ka nevojë për kontrolle pasuese.