PAMJET/ Avioni zjarrfikës rrëzohet në malin Etna, nuk dihet fati i pilotëve

Një avion zjarrfikës u rrëzua të enjten pranë malit Etna gjatë një operacioni për të shuar një zjarr në pyll në zonën malore të komunitetit Calcinera, në provincën e Katanias në Siçili.

Canadair po fluturonte në lartësi të ulët kur trupi i avionit goditi një shpat mali. Pasoi një shpërthim dhe mbeturinat u shpërndanë në një distancë të madhe.

Nuk dihet fati i dy pilotëve, por dyshohet se ata kanë vdekur. 

Ekipet e shpëtimit që nxituan në vendngjarje nuk kanë mundur t'i lokalizojnë, tha më herët për agjencinë e lajmeve ANSA, Salvatore Cocina, drejtor rajonal i shërbimit të mbrojtjes civile.