Bashkia e Beratit jep tenderin pa konkurencë, 310 mijë euro pa garë për rindërtimin e shkollës

Eleminimi i konkurencës në procedurat publike vijon të jetë një nga praktikat e konkurimeve në institucionet e pushtetit vendor.

Së fundmi, bashkia e Beratit ka hapur një tender për rindërtimin e shkollës "Babë Dudë Karbunara" dhe fituesi është shpallur pa garë.

Në prokurimin pa garë me vlerë 364 milion lekë ose rreth 310 mijë euro kanë marrë pjesë katër kompani, ku tre prej tyre janë skualifikuar nga gara, ndërsa kompania e mbetur është shpallur fituese.

Konkretisht, sipas dokumenteve të tenderit subjektet që kanë paraqitur oferta janë Shkëlqimi 07, Fled, G.P.G Company dhe kompanitë që kanë konkuruar si një e vetme Boe Besta&Llazo&Arkonstudio.

Autoriteti kontraktues i skualifikon tre ofertat e para dhe shpall fituese kompaninë e fundit që mbetet, pra as nuk i hyn garës financiare.

Por edhe pse fituesi është shpallur duke eleminuar konkurencën, shuma e kërkuar nga kompania për realizimin e punës është sa 99% e vlerës së tenderit.

Ndërkohë rindërtimi i shkollës duhet të përfundojë brenda katër muajve nga nënshkrimi i kontratës.