Pedri i “lutet” skuadrës çeke: Shpresojmë te Viktoria Plzen…

Është vetëm 20 vjeç por konsiderohet si një veteran i Barcelonës. Mesfushori Pedri zgjedh të dalë përpara gazetarëve në konferencën e shtypit përpara ndeshjes me Bayern Munchen duke deklaruar hapur se ëndërron që Viktoria Plzen t’i japë një dorë Barcelonës në misionin e vështirë për t’u kualifikuar në fazën tjetër. Nëse trajneri Xavi deklaroi se edhe nëse skuadra kalon në Euro League nuk do të jetë tragjedi, mesfushori nuk pranon të dorëzohet.

“Nuk e prisnim atë që na ndodhi në Champions League por tani jemi në këtë situatë dhe është një mëkat. Nuk mund të bëjmë asgjë edhe pse na mbetet një shpresë shumë e vogël te Viktoria Plzen.

Duhet të shpresojmë dhe të shikojmë se çfarë do të ndodhë por jemi të vetëdijshëm se është një situatë shumë e komplikuar. Kemi nevojë për shumë fat. Barcelona është një klub që kërkon të fitojë përherë dhe ne duhet të luftojmë për të fituar La Ligan apo Kupën e Mbretit. Jam i sigurt se këtë sezon do të korrim rezultate pozitive”.