Osmani: BE-ja dhe SHBA-ja të na mbështesë në luftën kundër bandave në Veri
Në konferencën e sotme bashkë me Presidentet e KE-së Ursula Von der Lein, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkoi ndihmën edhe të BE-së dhe SHBA-së për të luftuar bandat në veri të Kosovës që po pengojnë në reziprocitetin e targhave Kosovë-Serbi.
“Në luftën kundër bandave dhe në luftën për sundim të ligjit, presim që të kemi mbështetje nga aleatët evropianë dhe nga SHBA-ja.
Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po e zbaton ligjin. Pra, Serbia kërcënon me dhunë pse Kosova zbaton ligjin. Ne do të punojmë bashkërisht që të mos lejojmë që këto skenarë ruse të kenë vend në rajonin tonë”, ka thënë ajo.
Ajo madje deklaroi se qytetarët serbë të Kosovës që po i konvertojnë targat, po u djegin shtëpitë dhe makinat.
"Për një kohë të gjatë qytetarët serb po e respektojnë ligjin, po i konvertojnë targat. Si rezultat i kësaj po ju djegin shtëpitë, po ju djegin makinat.
Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale që janë në listën e zezë të SHBA, dëshmojë që kjo në esencë është në sundimin e ligjit," tha ajo.
