Dialogu Kosovë-Serbi, Price: SHBA e mbështet dialogun, partnere për të dy vendet në finalizimin e marrëveshjes
Zëdhënësi i SHBA-së, Ned Price deklaroi se SHBA e mbështet dialogun Kosovë-Serbi.
Price deklaroi se ato do të vijojnë të jenë partnerë për të dy vendet, në mënyrë që të finalizohet një marrëveshje sa i përket çështjes së reciprocitetit të targave.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar pati diskutime në Beograd dhe Prishtinë javën e kaluar, por ende nuk ka rezultate. Miroslav Lajčák gjatë fundjavës vazhdoi në emër të BE-së të punojë për targat e makinave dhe çështjet e energjisë.
Cilat janë pritshmëritë e Sekretarit Blinken për këtë javë? Cili është mesazhi i tij për Prishtinën dhe Beogradin, duke qenë se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për targat?
Price: Epo, mesazhi ynë për këtë ka qenë i qëndrueshëm. Ne e mbështesim plotësisht dialogun me ndërhyrjen e BE. Kjo është arsyeja pse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. Ai kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin
Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë dialog të BE-së. Ne do të vazhdojmë të jemi partnerë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë me shpresën se do ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje në mënyrë paqësore gjatë ditëve në vijim.