Kreu i Listës Serbe paralajmëron bllokim të rrugëve në veri të Kosovës, Osmani kërkon mbështetjen e SHBA-se e BE-së
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga skadimi i afatit të zgjatuar për riregjistrimin e targave të mjeteve që hyjnë nga Serbia në Kosovë, Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.
Kjo do të na kthente edhe një herë skenarin e 31 gushtit, informon gazetari i Ora News Isa Myzyraj i cili ndodhet aktualisht në Kosovë.
“Nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiç në një konferencë për media në Beograd pas takimit të Listës Serbe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Beograd.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thirrur Këshillin e Sigurisë.
Rakiç tha se presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i është thënë se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit. Kur themi rezistencë paqësore demokratike të popullit, ne me të vërtetë atë e duam, por nuk e di se në çfarë do të shndërrohet e gjitha dhe si do të zhvillohet situata në terren.
As unë nuk e di dhe askush nga ne që jetojmë atje poshtë se në çfarë do të shndërrohet situata nëse dikush me dhunë fillon të na marrë pronën” shtoi ai.
Janë gati 10 mijë automjete me targa serbe që duhet të konvertohen në targa kosovare.
Sot Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se qytetarët serbë të Kosovës që po i konvertojnë targat, po u djegën shtëpitë e veturat
Në konferencën e përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula Von der Leyen kërkoi dhe mbështetjen e BE dhe SHBA-së në luftën kundër bandave dhe në luftën për sundim të ligjit në veri të Kosovës.
