Një përqafim i ngrohtë në Kuvendin serb, djali 3 vjeçar i hidhet në krahë kryeministres pas betimit

Një përqafim i ngrohtë në Kuvendin serb, djali 3

Kryeministrja Ana Brnabiç u betua sot në Kuvendin e Serbisë me anëtarët e qeverisë së re, duke u zotuar se do të jetë besnike ndaj Republikës së Serbisë dhe do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin.

Ceremoninë e betimit e ndoqën nga llozha e sallës së parlamentit partnerja e kryeministrit Milica Gjurgjiç dhe djali i tyre trevjeçar Igor.

Gjatë ceremonisë së betimit, Ana vazhdoi të përshëndeste nga llozha dhe u dërgonte përshëndetje familjarëve dhe mediat vendase kanë dokumentuar përmes fotove takimin emocional me të voglin në pritje.

Igor vrapoi nëpër sallën e parlamentit dhe u hodh në krahët e Anës , e cila e përqafoi fort.