Open Balkan, takim para Berlinit, Vuçiç e Kovaçevski japin detaje nga takimi virtual, Rama hesht

Tre liderët e Ballkanit Perëndimor kanë mbajtur një takim virtual ku kanë diskutuar për samitin e Procesit të Berlinit i cili pritet të mbahet në muajin nëntor. Në ndryshim nga Vuçiç dhe Kovaçevski, kryeministri Rama ende nuk ka dhënë detaje rreth takimit.

Kryeministri Rama ka biseduar përmes lidhjes online me dy homologët e tij në nismën rajonale Open Balkan, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare nuk ka dhënë asnjë njoftim, qeveria maqedonase dhe presidenca serbe kanë zbardhur disa detaje.

I pari shkroi në rrjetin e tij social Instagram, presidenti Vuçiç i cili tha se diskutoi me dy liderët për situatën energjetike dhe tha se iniciativa promovon paqe.

Vuçiç: Biseduam për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një e ardhme më e sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë.

Socialdemokrati Kovaçevski në Facebook tha se nisma rajonale po prodhon rezultate konkrete që mund t’i hyjnë në punë edhe Procesit të Berlinit.

Kovaçevski: Në takimin koordinues përpara samitit të Berlinit diskutuam të gjitha përvojat pozitive nga Open Balkan. Ballkani i Hapur tashmë prodhon rezultate konkrete për kompanitë dhe qytetarët, dhe mobilizon administratën për progres të përbashkët të rajonit. Me bashkëpunim dhe komunikim të mirë me fqinjët, do të kalohet më lehtë ky dimër i vështirë dhe krizë.

Samiti i Procesit të Berlinit pritet të mbahet në 3 nëntor në Gjermani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Open Balkan, takim para Berlinit, Vuçiç e Kovaçevski japin