Plani franko - gjerman, së shpejti në tryezën e lidershipit të Kosovës
Kosova dhe Serbia ndodhen në një fazë të re dialogu. Trysnia ndërkombëtare është shtuar ndaj të dy vendeve për të shmangur tensionet mes tyre ndërkohë që në qendër të vëmendjes është një plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se gjatë javëve dhe muajve në vijim do të ketë takime shpjeguese mes liderëve të Kosovës, palës gjermane e franceze dhe nën prezencën e BE-së.
“Asnjëherë nuk e kam mohuar përkundrazi në çdo deklaratë kam thënë se ekziston një iniciativë franko – gjermane që do u shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve e muajve në vijim. Do të ketë takime të institucioneve të Republikës së Kosovës nën udhëheqjen e BE-së me palën gjermane dhe franceze në mënyrë që detajet e kësaj iniciative që ka për qëllim intensifikimin e procesit të dialogut, paqen e stabilitetin në rajonin tonë të shpjegohen në detaje. Sapo të merren përgjigjet do e shpalosim” tha Osmani në konferencën e përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen
Plan i propozuar nga Franca dhe Gjermania, që gëzon mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.