BE ofron 500 mln € grante për infrastrukturën energjetike të Ballkanit Perëndimor

Bashkimi Evropian ka vendosur të lehtësojë kostot energjetike për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Presidentja e Komisionit ka premtuar 80 milionë euro vetëm për Maqedoninë dhe tha se të gjitha shtetet do të marrin grante prej një pakete prej 500 milionë eurosh.

Bashkimi Evropian ka premtuar 500 milionë euro për të përmirësuar infrastrukturën energjetike në Ballkanin Perëndimor.

Njoftimin e bëri të ditur shefja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen nga Shkupi ditën e mërkurë.

Nisma e re vjen pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe fillimi i dimrit, i cili po i gjen ekonomitë evropiane të cilat po luftojnë me inflacione stratosferike.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Sipas von der Leyen ndihma fillon me 80 milionë euro në mbështetje të menjëhershme buxhetore për Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar në adresimin e ndikimit të çmimeve të larta të energjisë.

Sinkron Ursula: Sigurisht që do të vijnë më shumë. Për shembull ka 500 euro grante për të gjithë rajonin për të investuar në lidhjet e energjisë, eficencën energjetike dhe sigurisht energjinë e rinovueshme dhe rëndësinë e të qenit të pavarur nga karburantet fosile.

Një pjesë e mbështetjes është përmes blerjes së përbashkët të gazit në tregun botëror.

Lajmi ka të ngjarë të vijë si një lehtësim i mirëpritur për shumë vende në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, ku prodhimi vendas i energjisë elektrike plotëson vetëm dy të tretat e nevojave vjetore të vendit.