Kurti plan 5-vjeçar për sigurinë: Synojmë anëtarësimin në NATO dhe BE
Në mes të tensioneve me Serbinë, Kosova ka ndërmarrë masa shtesë për të forcuar sigurinë e vendit përmes një plani 5-vjeçar për sigurinë. Sipas kryeministrit Kurti synimi i përmbushjes së plotë të kësaj iniciative është anëtarësimi në NATO dhe BE.
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Strategjinë e Sigurisë së Kosovës për pesë vitet e ardhshme.
I pari i qeverisë theksoi se dokumenti paraqet objektivat e shtetit në raport me mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial.
Kurti tha se synimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në BE si parakushte për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Kreu i Vetëvendosjes tha se dokumenti do të jetë garantuesi i sfidave më të mëdha të Kosovës.
Sipas tij, në qeverisjen e tij i është dhënë vëmendje e veçantë institucioneve të sigurisë duke rritur buxhetin për Forcën e Sigurisë së Kosovës me 52% në krahasim me vitin e kaluar