Von der Leyen në Kosovë: BE kërkon një zgjidhje për targat

Presidentja e Komisionit Eurpoian, Ursula Von der Leyen në një vizitë në Kosova u pyet edhe për çështjen e targave dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo u shpreh se kjo periudhë do të duhet të sfumohet e të kalojë shpejt si një zgjidhje sa i përket dialogut

Çfarë mesazhi po sillni në Kosovë për këtë rast dhe për Serbinë? Çfarë sugjerimi keni ju për çështjen e targave?

Von der Leyen: "Unë mendoj që është e përkohshme që rregullat duhet të ndiqen dhe në të njëjtën kohë kjo periudhë duhet të sfumohet e të kalojë shpejt si një zgjidhje sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Ne, të gjithë antarët e kërkojmë një zgjidhje për këtë.

 Në të njëjtën kohë nëse ka periudhë tranzitore, tranzicioni duhet të jetë përfshirës, të shkojë siç duhet. E di që po punohet për të gjetur një zgjidhje. Ju uroj për përpjekjet që po bëhen në kuadër të dialogut." 

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në vijim të fjalës së kryekomisioneres tha se qytetarët serb që po zbatojnë marrëveshjen e reciprocitetit mes dy vendeve po kërcënohen, u janë djegur shtëpi e makina.