Reciprociteti i targave, Osmani: Qytetarët serbë që po zbatojnë marrëveshjen u kanë djegur shtëpi e makina

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi sot se qytetarët serb që po zbatojnë marrëveshjen e reziporcitetit të targave me Kosovën po u djegin shtëpitë e makinat.

Vjosa Osmani: Për një kohë të gjatë qytetarët serb po e respektojnë ligjin, po i konvertojnë targat. Si rezultat i kësaj po ju djegin shtëpitë, po ju djegin makinat.

Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale dhe kriminale që  janë në listën e zezë të SHBA, dëshmojë që kjo në esencë është në sundimin e ligjit.

Serbia është shtet që kërcënon me masa antiligjore pse Kosova po zbaton ligjin dhe po sigurohet për sundim të ligjit. Të gjithë duhet ta shohin.