Tragjike në Greqi/ Babai vret të birin përdorues droge, nëna e gjen të mbuluar me gjak. Fqinjët: Ziheshin shpesh
Një 41 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinën e tij, në Greqi, ndërsa i dyshuar kryesor është babai i tij.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës në një banesë në zonën e Menemenit të Selanikut.
Banorët në lagjen e Rrugës Omirou janë shokuar nga lajmi tragjik dhe siç thonë ata, thuajse të gjithë e dinin që babë e bir kishin zënka shumë të shpeshta dhe se kishin lajmëruar disa herë policinë.
Burri i cili u gjet i pajetë në banesë nga e ëma, mësohet se ka qenë përdorues droge dhe për këtë arsye ka pasur zënka të shpeshta me familjen e tij, me origjinë nga Armenia .
Pranë trupit të tij, i cili kishte trauma të mprehta në kokë, ndoshta nga goditjet me çekiç ose sende të ngjashme, ishte i ati i shtrirë në tokë, i padëmtuar por pa ndjenja.
Vendi i krimit u rrethua nga policia, ndërsa pak pas orës 08:00 ka mbërritur efektivi i shënjimit dhe po vijon hetimet. Deri më tani, të gjitha provat tregojnë se babai i viktimës është i dyshuari kryesor dhe hetimet e policisë po shkojnë në këtë drejtim, shkruan media greke.