"Do u shumëfishoheshin fitimet me futjen e vaksinave anti-covid", si u mashtruan italianët nga Call Centerat në Tiranë
SPAK ndodhet në një konferencë për median për skemën e mashtrimit miliona euro.
“Ky grup ka arritur të mashtrojë një numër të madh qytetarësh italianë. Në vlerësimet paraprake mendohet se dëmtimi është në shumën 3 milionë euro por mund të jetë vetëm maja e ajsbergut”
Operacioni u kodua "Dream earning" ("Fitimet e ëndërruara")
Prokurori Italian Raffaele Tito në konferencë deklaroi se nga hetimet e para janë 220 viktima në Itali, dhe një shifër e madhe parash të humbura por "besojmë se personat e dëmtuara mund të arrijnë në 1200 të dëmtuar. Shqetësimi im është që ky para që vjen I fituar me anë të mashtrimit mund të përdoret për qëllime të dëmshme”
"Nuk besojmë se do të rekuperojmë paratë. Mekanizmi i bitcoin na tregon se është shumë e vështirë të rekuperohet kjo para por duhet të paralajmëroj të gjithë që të investoni në institute të certifikuara nga autoritetet shtetërore. Duhet të kesh respekt për paranë. Mos u bëni të pangopur. Kur ka fitime të shpejta kuptohet që ka diçka që nuk funksionon”
U sekuestrua serveri që ndodhej në Itali.
Si ndodhte mashtrimi
Viktimat, shtetas italianë, kontaktoheshin nëpërmjet telefonit ku bindeshin nga mashtruesit të investonin fillimisht me shifra të vogla të cilat më vonë do të transformoheshin në fitime jashtëzakonisht të mëdha.
Disa prej viktimave kanë parë se investimet e tyre janë trefishuar në pak ditë. Duke parë se fitimet në platformat në rrjet të krijuara nga grupi kriminal e bënin akoma më të besueshëm investimin.
Autorët e kësaj skeme kanë qenë shumë të saktë në përdorimin e skemave për të bindur qytetarët në investimin e qindra mijëra eurove në llogaritë e vendosura jashtë dhe brenda vendit.
Mashtruesit ishin mjaftë të afërt me viktimat. Bisedat ishin për emergjencën e pandemisë, situatat personale apo sentimentale të familjarëve apo viktimave, duke shfrytëzuar edhe vetminë e krijuar nga situata e pandemisë, u vetëofruan si miq të besuar.
Viktimat kryesisht ishin gra e burra të moshave të ndryshme, shtëpiakë, profesionistë, pensionistë, banues në të gjithë Italinë që kishin dëshirën për të fituar para me lehtësi.
"Propozimi fillimisht bëhej me blerjen në amazon të aksioneve me vlerën e 250 euro, që të sillte fitime brenda një jave, në bazë të bisedave të bëra me viktimat, kërkonin shtimin e investimit drejt kripto valutave bitcoin, dhe fitimi do të rritej shumë si pasojë e futjes së së produktit të vaksinave në treg"
Grupi Kriminal kishte arritur të krijojë një call center të vërtetë me role të ndryshme në brendinë e ti në fakt ish-operatorë të cilët ishin ngarkuar me afrimin e klientëve dhe verifikimin e gadishmërisë së tyre për të investuar si dhe konsulentë të vërtetë të cilët ndiqnin hap pas hapi viktimat drejt investimit fitimprurës.
Besnikëria e klientit ishte kaq efikase sa viktima në disa raste e ka lejuar mashtruesin në distancë të përdorë edhe kompjuterin personal, i cili në kohë reale realizonte transferimin e parave nëpërmjet kontrollit të një softëare-i në distancë të quajtur AnyDesk. Gjithsesi mashtruesit nuk mjaftoheshin vetëm me kaq, mjaft të shpeshta ishin edhe kontrollet e emaileve, fotografive dhe dokumentave të viktimave.
Të gjitha këto bëheshin për të realizuar atë që quhet “social enginering” për të patur në dorë viktimat në rast se hezitonin për të bërë investime të tjera. Jo në pak raste ata bëheshin agresiv të pamëshirshëm duke përdorur informacionet e marra, duke bërë të mundur të binden që të bëjnë financime për investime të reja.
Në raste të tjeram viktimat me vullnet të lirë, i jepnin kredencialet e aksesit të shërbimeve bankare në rrjet konsulentëve të tyre me qëllim përshpejtimin e investimeve deri në momentin që tregu paraqiste luhatje të përshtatshme. Të shumta gjithashtu ishin arsyet që mashtruesit përdornin sa herë që viktimat kërkonin të tërhiqnin fitimet e rreme, ndërkohë ishte pretendimi për ti paguar një komisin për zhbllokimin e fondeve një agjencie të BE për shkak të Brexit.
Këto shuma kalonin në llogari të grupit kriminal e cila nuk i kthente mbrapsht fitimin fillestar.
A mund te rikuperohen ato para?
"Të gjitha shumat e derdhura në llogari në banka të të gjithë Europës, ishin të kthyera në Bitkoin. Sot është e vështirë që të gjenden se ku kanë shkuar këto para" tha prokurori italian Raffaele Tito
A ka patur dekonspirim në lidhje me operacionin
"Nuk ka patur asnjë lloj rrjedhje informacioni gjatë gjithë operacionit. Ato detyra që ne dhe porkurori na kishte dhënë për tu realizuar, janë realizuar. Është e vërtetë që një person nuk është gjendur, por ai nuk ka qenë në Shqipëri.
Vijon