A do kemi ndonjë peshk të madh në rrjetë? Kraja: Prokurorët e SPAK po punojnë përditë
Kreu i SPAK, Arben Kraja i pyetur nga gazetarët nëse do të ketë arrestime të "peshqve të mëdhenj" për kohën që i ka mbetur në këtë detyrë, deklaroi se prokurorët punojnë çdo ditë në këtë aspekt
A do të kemi ndonjë peshk të madh për kohën që ju do të jeni drejtor i SPAK?
Arben Kraja: Prokurorët e SPAK po punojnë përditë edhe sot kishte një njoftim për përfundimin dhe dërgimin për gjykim për një çështje shumë të rëndësishme për shkelje të pronave publike ku është sekuestruar një sipërfaqe e konsiderueshme në bregdet që do ti rikthehet shtetit.
Ai deklaroi gjithashtu se në këtë aspekt ka patur dhe indicje të kërcënimeve dhe presioneve të prokurorëve dhe gjyqatërve.
Arben Kraja: Prokurorë e gjyqtarë të SPAK kanë padiskutim për të trajtuar çështje shumë të vështira dhe komplekse qoftë të krimit të organizuar, por dhe zyrtarë të nivelit të lartë që ju e dini që janë nën hetim. Në këtë kuadfër ka pasur indicje që ka pasur edhe kërcënime dhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posacëm kanë mbrojtje nga shteti, por secili prej tyre duhet të vazhdojë detyrën dhe funskionet siç e parashikon ligji.
Kreu i SPAK iu përgjigj interesit të gazetarëve paraditen e sotme pas daljes nga Asambleja e Prokurorëve në Këshillin e Lart të Prokurorisë (KLP) ku po votohet per anetarin e këtij institucioni që u mbajt në godinën e Polit të Drejtësisë.
