Rrumbullaku kërkon 48 orë kohë të raportojë për vdekjen e Lear Kurtit dhe Klodian Rashës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku shmangu deklarimet për vdekjen e Lear Kurtit në duart e efektivëve. Ai kërkoi 48 orë kohë për të raportuar mbi ngjarjen, ndërsa ishte thirrur në Komisionin Parlamentar të Sigurisë për sulmet kibernetike dhe dëmet në serverat e Policisë së Shtetit.

Drejtori i Policisë së Shtetit është gjendur i papërgatitur për të sqaruar në Kuvend rrethanat e arrestimit dhe vdekjes së 32-vjeçarit, Lear Kurti.

Deputetët e opozitës në Komisionin e Sigurisë i kërkuan llogari Muhamet Rrumbullakut, por drejtuesi i efektivëve të policisë kërkoi dy ditë kohë për t’u bërë gati.

Xhaferaj: Kemi një polici që i merr jetën qytetarit dhe do të ishte e turpshme për të gjithë ne kolegë që të fillonim këtë seancë për sulmet kibernetike pa i kërkuar më parë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të japë shpjegime.

Salianji: Denoncojmë përfshirjen e drejtuesve të lartë të policisë së shtetit dhe drejtorit të AMP-së në paligjshmëri dhe përfshirjen e manipulimeve kriminale për interesa politike. Nuk i bën mirë policisë së shtetit mbrojtja e paduhur. Nëse do të ishte trajtuar me seriozitetin e duhur dhe ngjarja e fundit e ndodhur dhe nuk do të kishte nxitime për të manipuluar ngjarjen nga ana e drejtorisë dhe drejtorit të përgjithshëm të AMP-së famoz dhe i njohur për manipulimin e ngjarjeve kriminale në këtë vend i kapur me zë e figurë si në Elbasan si në rastin Rasha si në rastin e fundit të të  ndjerit padiskutim. Këtu ka një shqetësim të madh që policia që duhet ti ruajë qytetarët, po i vret.

Rrumbullaku: Jam i gatshëm të paraqitem brenda 48 orëve dhe të jap shopjegime në lidhje mesa kërkohet nga ana juaj. Së dyti, edhe për çësghtjen e të ndjerit Rasgha duke qenë në detyrën e drejtorit të AMP-së jam në gjendje të jap të gjitha shpjegimet e duhura përsa kërkohet.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, Rrumbullaku ka raportuar për hakerimin e sistemeve të policisë nga sulmi iranian.

Por shpjegimi i tij nuk i ka qetësuar demokratët, pasi Ervin Salianji edhe pas mbledhjes tha se ishte i paqartë se deri ku kanë penetruar hakerat iranianë.

Salianji: Policia e Shtetit sot nuk ka as vetë të dhëna të plota se deri në çfarë niveli është vjedhur apo janë hakeruar sistemet. Pretendohet se nuk janë prekur sistemet që kanë të bëjnë me infiormacione të klasifikuara ndërkohë që ju vetë e keni parë se infiormacione të klasifuikuyaera sekeret sghtetëror janë pubklikuar.

Sipas Drejtorit të Policisë, lista me 100 mijë emrat e shtetasve shqiptarë është material i përpunuar nga hakerat.