Diplomohen 246 policë të rinj, Çuçi: Mos u joshni nga korrupsioni. Mos bashkëpunoni me kriminelët, do të ndëshkoheni
““E para mos u joshni nga korrupsioni dhe krimi sepse jo vetëm që do të përballeni me forcën e ligjit, por si korrupsioni ashtu edhe krimi do t’ju zhveshin nga dinjiteti, do t’ju bëjnë qënie pa peshë. Dhe kur ta kuptoni këtë gjë do të jetë shumë vonë për ta korrigjuar gabimin që mund të keni bërë. E dyta, mos u thyeni nga krimi, jini të guximshëm. Por jo vetëm nga krimi, por edhe nga politika e mbrapshtë, që për fat të keq ende vazhdon rrugën e përbaltjes, atë rrugë që e kanë ringjallur fantazmat e politikës së vjetër. Mos u thyeni nga këto sulme, shikoni drejt së ardhmes, shikoni vetëm drejt zbatimit të ligjit”
Ky është mesazhi që u përcolli ministri i Brendshëm Bledi Çuçi 246 policëve të rinj sot në ceremoninë e tyre të diplomimit.
Sipas ministrit policia vijon të këtë një besueshmëri të lartë tek qytetarët pavarësisht tentativave për ta përbaltuar atë.
Me gjithë tentativat për ta përbaltur atë ajo vazhdon so te kësaj dite të jetë një nga institucionet që gëzon besueshmërinë e publikut e shoqërisë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku para të diplomuarve tha se duhet të keni qëllim ngritjen në detyra në strukturat blu dhe jo përfshirjën në paligjshmëri.
“Të qenit sot përballë jush më krijon nostalgji dhe kujtime të paharrueshme të ditës kur shumë i vendosur e tërësisht i motivuar nga ndjenja e atdhedashurisë, mora vendimin për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit në kushte tejet të vështira logjistike në një kohë krejt tjetër për imazhin publik të Policisë së Shtetit, nuk e kisha aspak mision në vetvete mbërritjen në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë. Ju këshilloj që ju të ëndërroni dhe ta keni misionin tuaj të lartë, rritjen profesionale dhe ngjitjen e shkallëve të karrierës brenda strukturave të Policisë së Shtetit.
Me përfundimin e shkollimit trupës së policisë i janë shtuar 246 punonjës të rinj të cilët do të zhvendoshën në komisariate apo drejtori ku ka mungesa në staf.