Sarandë/ Tre persona i vjedhin me dhunë paratë afganit

Tre persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi i vodhën me dhunë një sasi parash një të huaji afgan.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Road", si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan," njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sarandë/ Tre persona i vjedhin me dhunë paratë afganit

Sarandë/ Tre persona i vjedhin me dhunë paratë afganit