Balliu: Veliaj ka frikë nga protestat, duhet të ishte hetuar për aferën e incineratorëve

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu u shpreh se Veliaj ka frikë nga protestat pasi është pas aferave.

Ai shtoi se inceneratori i Tiranës nuk po hetohet edhe pse Veliaj e ka pranuar se e ka firmosur, ndërsa qytetarët e Tiranës vazhdojnë dhe paguajnë 80 mijë euro në ditë.

Balliu: Veliaj ka frikë nga protestat pasi është pas aferave. Ai si përfaqësuesi më i lartë i mafies së incineratorëve dirigjon drejtësinë dhe sulmon qytetarët dhe të gjitha ata që luftojnë aferat e tij.

Inceneratori i Tiranës nuk po hetohet edhe pse Veliaj e ka pranuar se e ka firmosur. Qytetarët e Tiranës vazhdojnë dhe paguajnë 80 mijë euro në ditë për një incinerator që nuk ekziston. Të mos e marrësh në hetim Veliajn kur ai e pranon se e ka firmosur pa dijeninë e këshillit bashkiak. Edhe dje kanë kaluar 34 milionë euro për incineratorin e Tiranës.