Murrizi përmend emra: Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër, nuk ka certifikatë pastërtie

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti Myslim Murrizi u shpreh se certifikatë kanë marrë vetëm viktimat dhe jo xhelatët e komunizmit.

Ai tha se Arben Kraja, kreu i SPAK ka qenë hetues në Shkodër, duke përmendur edhe emra të tjerë krahas tij si ish-bashkëpunëtorë.

Murrizi: Certifikatë kanë marrë vetëm viktimat dhe jo xhelatët. Venusi nuk ka marrë certifikatë. Ben Kraja nuk ka certifikatë, se ka qenë hetues në Shkodër. As Sokol Sadushi, Ben Rakipi, Ilir Panda. Ju jeni të tredhura nga kurajoja sepse ai shefi i certifikatave për 800 gjyqtarë e prokurorë që lëshon për pastërtinë është një ish-oficer i sigurimit e ju nuk e hiqni dot.

Ai që kontrollon 800 gjyqtarë dhe prokurorë është ai që jep certifikatat e pastërtisë, por ka qenë oficer sigurimi në Peshkopi. Vazhdon që të ketë pushtet akoma.