Ristani: Ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit në krye të drejtësisë? Bushka: Ndalohen nga ligji
A mund të jenë në krye të organeve të të drejtësisë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit? Ky është debati në studion e emisionit “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora
E pyetur nga ish deputeti demokrat Arben Ristani, Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Deputetja socialiste Klotidla Bushka u përgjigj se ata që kanë pasur një të shkuar me ish-sigurimin, kanë pasur vetëm një çertifikatë Bezhani-Mezini dhe kjo çertifikatë bie tashmë.
Arben Ristani: Veç transparencës, këta njerëz a mund të jenë në krye të organeve të drejtësisë, përshembull. I ke sot në KLGJ, KLP. Ata që kanë rrahur me dorën e tyre të hetuarit, i ke sot në krye të organeve të drejtësisë. Pra ne do të japim shqiptarëve vetëm transparencë, apo ata do të duhet të mos jenë në drejtim të institucioneve të tilla.
Klotilda Bushka: Nëse personat që sot janë në sistemin e drejtësisë dhe kanë kanë pasur një të shkruar me ish-sigurimin e shtetit janë se kanë pasur një çertifikatë Bezhani-Mezini dhe kjo çertifikatë bie tashmë.
Ndalimi parashikohet edhe në ligjet e drejtësisë dhe në Kushtetutë. Mos lejimi i tyre në drejtësi është i parashikuar në reformën në drejtësi.
Myslym Murrizi: Çertifikatë kanë marrë vetëm viktimat jo xhelatët. Arben Kraja, Sokol Sadushi, Ben Rakipi, Ilir Panda. Ju jeni të tredhura nga kurajoja sepse ai shefi i çertifikatave për 800 gjyqtarë e prokurorë që lëshon për pastërtinë është një ish-oficer i sigurimit e ju nuk e hiqni dot.
Më 20 tetor 2022 parlamenti votoi në mesnatë disa ndyshime në ligjin për “Të drejtën e informimit për dokumentat e ish Sigurimit të shtetit”, të cilat parashikojnë ndër të tjera hapjen e dosjeve, deklasifikimin e të gjithë dokumentave nga 29 Nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të Republikës së Shqipërisë, si dhe heqin pengesat për riverifikimin e figurës së personave që kanë një çertifikatë të mëparshme pastërtie, kur për ta, shfaqen informacione të reja.

