Ristani: Pse transparencë vetëm për bashkëpunëtorët e Sigurimit, por jo oficerët e hetuesit?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Tetor 2022, 21:39
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-deputeti demokrat Arben Ristani u shpreh se pse ka transparencë vetëm për ish bashkëpunëtorët e sigurimit, por jo për të tjerët.
Sipas tij, duhet të ketë transparencë edhe për oficerët e sigurimit, oficerët e ministrisë së Brendshme dhe për hetuesit.
Ristani: Pse transparencë për bashkëpunëtorët e Sigurimit, por jo për oficerët e sigurimit, ai oficeri i sigurimit që i ka bërë presioni për ta tërhequr në bashkëpunim? Pse të mos ketë transparencë për oficerin e ministrisë së Brendshme që ka vrarë njerëz me dorën e vet?
Pse të mos ketë transparencë për hetuesin që ka torturuar njerëz në mënyrë çnjerëzore. Pse të mos ketë transparencë edhe për këta, por vetëm për bashkëpunëtorët?
