Një “dorë” shqiptarëve në këtë kohë krize, Tabaku: Mungesë vizioni! Buxheti i qeverisë larg nevojave të qytetarëve
Pavarësisht asaj që po ndodh m ekonominë e vendit prej rritjes së çmimeve por dhe nga ajo çfarë po paralajmërohet në ekonomitë e rajonit dhe të botës duket se ka mungesë masash për ta përballuar këtë situatë.
Deputetja e PD Jorida Tabaku në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj u shpreh se ka një mungesë vizioni nga ana e qeverisë si dhe mungon analiza sa i përket situatës ekonomike.
Sipas Tabakut buxheti i qeverisë larg nevojave të qytetarëve.
Jorida Tabaku: Ka një mungesë të jashtëzakonshme vizioni. Ka një mungesë të jashtëzakonshme të masave që duhet të marrë në këtë periudhë dhe buxheti i paraqitur është larg nevojave që sot kanë qytetarët por dhe bizneset. Qeveria shqiptare duhet të ishte përpjekur të stimulonte bizneset nga njëra anë dhe nga ana tjetër që këtë periudhë krize të mos e përdorte për të rritur taksat. Nuk ka asnjë justifikim. Se së pari ngrihen taksat për shtresën e mesme. Konsumi ka vazhduar të bjerë. Ka një mungesë reale të analizës të asaj se çfarë përjetojnë sot familjet e varfra.
Buxheti ende nuk është bërë publik për mediat apo grupet e tjera por a ka paketa ndihme siç kanë bërë të gjitha shtetet e tjera për të përballuar krizën e për tu ardhur në ndihmë familjeve shqiptare?
Jorida Tabaku: Fatkeqësisht qeveria shqiptare nuk ka një paketë ndihme. Qeveria ka bërë një rritje të një pjese të pensioneve në nivele minimale. Është një buxhet që shkon në 60 milion euro në total, është një buxhet që së pari nuk justifikon krizën si dhe të ardhurat shtesë që vetë qeveria thotë se ka marrë në arkën e shtetit.
