Balliu: Inkriminimi i policisë nisi në 2013, shumë shpejt do të kemi datat e protestave të PD-së
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, shefi i organizimit të PD-së, Klevis Balliu u shpreh se inkriminimi i policisë fillon qysh në vitin 2013, se janë futur militantë dhe njerëz të lidhur me krimin.
Ai shtoi se do të ketë protesta nga ana e PD-së, përpos përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, në fokus është edhe aksionin e protestave që janë të domosdoshme.
Balliu: Inkriminimi i policisë fillon qysh në vitin 2013, se janë futur militantë dhe njerëz të lidhur me krimin, apo me probleme droge e me dhunë. Këtu është gjeneza e problemit, kriminalizimi i policisë së shtetit, por jo të gjithë të tillë.
Do të kemi protesta. Kemi bërë mbledhje më gjithë degët e vendet për zgjedhjet e ardhshme, por kemi diskutuar edhe aksionin e protestave që janë të domosdoshme. Besoj se këto di të do të bëhen publike datat e protestave.
