Gjokutaj: Ligji për dosjet është "Made in Edi Rama" me email anonim vunë në lëvizje Parlamtentin

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokati Genc Gjokutaj u shpreh se mazhoranca fut teknikalitet lidhur me ligjin e dosjeve sepse u intereson kështu.

Ai tha se autoriteti i Dosjeve është vënë në lëvizje nga një letër anonime dhe shtoi se ky është ligji që e ka bërë Rama.

Gjokutaj: Këta e fusin në teknikalitete sepse u intereson kështu. Ky ligj është si filma parullat “Vietnami do të fitojë”. Ka vetëm efekt politik, por nuk do të prodhojë pasoja juridike. Juridikisht vendimet e Komisioni Bezhani-Mezini nuk mund të shfuqizohen se u hoq kufizimi sot,  por duhet të goditen në gjykatë. Ai vendim duhet shfuqizuar.

Cila është marrëdhënia që synon ligji që të zgjidhet, dhe a e zgjidh ky ligj? Absolutisht nuk ka të bëjë më paqen sociale dhe integritetin e personave. Kur erdhi e-maili anonim, që tronditi edhe kryetaren e Kuvendit, Autoriteti përmend gjeneralitete që nuk figurojnë në dokument. Letrat anonime nuk trajtoheshin as në kohën e Enverit. Me e-mail anonim këta vënë në lëvizje Parlamentin. Prandaj është një ligj "made in Edi Rama".  Ai një herë menaxhon pandeminë pastaj dosjet.