Si kontrollohet shoqëria moderne nga pakica - Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako

‘Si kontrollohet shoqëria moderne nga pakica’ ishte tema e kësaj të hëne në “Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në RTV Ora.

Cako: Sistemi arsimor nga ngritur një sistem të ri duke u ngritur ajo që quhet shkollat e fabrikës së Robert Orwen. Ai argumentoi për reforma radikale.

Metodat u standardizuan për të promovuar efikasitetin. Krijimtaria individuale formësohej sipas kërkesave të klasës sunduese. Pra sistemi modern arsimor ka dalë nga ky sistem që u shërbejnë elitave.

Kjo nuk bëhet për të mbushur të rinjtë me inteligjencë dhe njohuri, por të reduktojnë sa më shumë individë me një qasje të njëjtë dhe të ulin individualitetin e qenies njerëzore.

Korporatorizmi i ka kthyer studentët si ato lopët e therura dhe profesorët në shitës dhe institucionet arsimore në kate dyqanesh.

Ky sistem prodhon profesionistë të aftë që punojnë me duart të fuqishme, por me buzë të mbyllura. Tjetërsimi i tyre është rezultati i një sistemi të tillë.

Një nga mënyrat për ta mbajtur të skllavëruar një komb është qeveria e madhe. Sot ka 180 mijë të punësuar në administratën publike, kur shumica janë të panevojshëm.