Protesta për Lear Kurtin, qytetarja: Turp për rininë që rri nëpër kafe dhe nuk reagon! Shoku i tyre iku në botën tjetër
Ka nisur protesta nën logon “Drejtësi për Learin”, për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti në duart e policisë pak ditë më parë.
Pjesëmarrja është e shumtë. Në një prononcim për Ora Neës një nga pjesëmarrëset në protestë hodhi dushimet e saj lidhur me rastin në fjalë duke ia hedhur fajin policisë.
“Po të zbardhen ngjarjet ju themi faleminderit, por nuk po zbardhen po manipulohen. Nëse do të ishin aq të pastër për ngjarjen pse nxituan të bënin autopsinë. Dhe prindërit e vet duhet të ishin në rregull. Janë mësuar ti manipulojnë gjërat ti fshehin, të mashtrojnë dhe këtë më mirë se kush në gen e ka Ardi Veliu”
Sakaq ajo shprehi dhe një lloj indinjate për të rinjtë për mungesën e pjesëmarrjes në një protestë të tillë.
“Qytetarët duhet të qohen këtu dhe duhet ti vënë flakën Ministrisë. Ky është mendimi im, nuk u vra një lopë apo një viq u vra një djalë 32 vjeç dhe është rast i përsëritur. Turp për rininë që rri nëpër kafe dhe nuk reagon! Shoku i tyre iku në botën tjetër.”
