Para zgjedhjeve mbushen arkat, 31.5 mld lekë për bashkitë, Tirana përfiton 4.3 mld lekë
Teksa ndodhemi para një viti elektoral. Qeveria ka planifikuar që të rrisë fondet dedikuar bashkive në Buxhetin e Shtetit. Rreth 31.5 mld lekë janë paratë që do të shkojnë në arkat e pushetit lokal për vitin 2023, nga të cilat Tirana do të përfitojë 4.3 mld. Ndërkohë që shpenzimet totale të bashkive parashikohet të arrijnë vlerën e 65.5 mld lekëve.
Pushteti vendor do të përfitojë rreth 31.5 miliard lekë nga buxheti i shtetit për 2023-shin. Teksa jemi në prag të vitit elektoral, në draftin e prezantuar nga Ministria e Financave vihet re një shtim I fondit për Bashkitë.
Në të dhënat e publikuara referuar tabelave të buxhetit 2023, bashkitë më të mëdha do të përfitojnë më shumë para.
Përsa i përket parave të ndara për secilën bashki, ajo e Tiranës do t’i shtohen në arkë rretj 4.3 miliardë lekë.
Bashkia e Durrësit do të jetë e dyta e cila përfiton me 1.7 miliardë lekë, e vijuar me Elbasanin me 1.3 miliard lekë, Bashkia Shkodër 1.2 miliardë lekë dhe Bashkia Fier e Vlorë marrin rreth 1.1 miliardë lekë. Ndërsa bashkitë që marrin më pak fonde janë Libohove, Pustec, Konispol, etj.
Përpos fondeve nga buxheti i shtetit, për vitin e ardhshëm shpenzimet e parashikuara nga pushteti lokal pritet të arrijnë në 3 % e PBB, ose 65 miliard e 584 milion lekë.
Krahasuar me buxhetin e vitit që po lëmë pas, parashikohet një rritje me rreth 5.2 miliard lekë.
Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore.
